Murat Tan
11 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
TAIZ (AA) - Qytetarët e Jemenit, veçanërisht ato në Taiz, detyrohen të lënë shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit të armatosur që ka nisur dy vite më parë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas nisjes së konfliktit të armatosur në vend me puçin e grupit Husi dhe mbështetësve të ish Presidentit Ali Abdullah Sali, ndaj qeverisë legjitime, vendi është përfshirë nga një valë përplasjeje të armatosur.
Një nga vendet ku konfliktet janë transferuar në qendra të banuara është edhe qyteti Taiz. Ndërkohë qytetarët që kanë mbetur në mesin e konflikt të armatosur, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre. Një pjesë e tyre kanë zgjedhur shpellat në rajonin El-Harbijje për tu mbrojtur nga konflikti.
Një qytetar i Taiz-it, Ebu Hashim, thotë se bashkë me familjen e tij me 7 persona, është detyruar të lërë shtëpinë e tij si pasojë e konflikteve të armatosura. ''Një pjesë e familjes time iku nga qyteti, ndërsa ne të tjerët jemi këtu duke vazhduar jetën'' thotë Hashim në fjalën e tij.