Fuat Kabakçı
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
PEKIN (AA) - Si pasojë e rrëzimit të një platforme gjatë punimeve ndërtuese në një central elektrik në rajonin Jiangxi në jug të Kinës, njoftohet se kanë humbur jetën 40 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua mësohet se si pasojë e shembjes së platformës së kullës për ftohje të një centrali elektrik që është në ndërtim e sipër në zonën Fingçing, kanë humbur jetën 40 persona.
Zyra e Sigurisë në Fingçing ka vënë në dukje se janë duke vazhduar punimet e ekipeve të shëndetësisë dhe të zjarrfikëseve të cilët janë dërguar në rajonin ku kanë mbetur të bllokuar punonjësit.