Ahmet Furkan Mercan
21 Maj 2020•Përditësim: 22 Maj 2020
Anija hapësinore pa pilot e Japonisë, "Kounotori", që mund të bart 6 tonë ngarkesë u lançua në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, anija hapësinore u lançua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), nga Qendra Hapësinore Tanegashima në prefekturën Kagoshima në jugperëndim të Japonisë.
Kounotori me gjatësi 10 metra dhe diametër 4,4 metra, u dërgua për detyrën e fundit dhe të hënën do t'i bashkangjitet ISS-it.
Anija e prodhuar në vitin 2009 nga Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), ka një kapacitet të ngarkimit prej 6 tonë e cila deri më tani në ISS dërgoi 50 tonë transport.
"Kounotori" në gjuhën japoneze do të thotë "Lejleku oriental".