AP
12 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
LONDËR (AA) – Mijëra mjek të rinj në Angli kanë lënë vendet e tyre të punës dhe janë futur në një grevë 24 orëshe, të parën pas 40 viteve, ndërsa arsyet janë kushtet e vështira të punës dhe rrogat e ulëta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 50.000 mjek të rinj të cilët përbëjnë një të tretën e forcës mjekësore në atë shtet , kanë hyrë në grevë nga shkaku i rregullave të reja qeveritare të cilat parashikojnë orare më të gjata të punës për pagë më të vogël.
Mjekët pohojnë se në këtë mënyrë do të rrezikohen pacientët, por nga ana tjetër Shërbimi Kombëtar Shëndetësor thotë se nevojitet më shumë fleksibilitet gjatë ofrimit të shërbimeve gjatë fundjavës.