Ekip
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
KAJRO (AA) – Avioni i EgyptAir me 66 pasagjerë, që u zhduk sot herët në mëngjes gjatë fluturimit nga Parisi drejt Kajros, është rrëzuar në Detin Mesdhe, 130 milje nautike nga ishulli jugor grek Karpathos, në hapësirën ajrore egjiptiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri egjiptian Sherif Ismail deklaroi se ende është herët të flitet nëse rrëzimi ndërlidhet me problem teknike apo me sulm terrorist.
“Ende asgjë nuk mund të konfirmojmë”, tha ismail në aeroportin në Kajro.
Avioni i EgyptAiar 804 u zhduk nga radari në ora 02:45 sipas kohës lokale, kur fluturoi në lartësi prej 11.280 metrave, njoftoi aviokompania egjiptiane.
Zyrtarët egjiptian të Departamentit për aviacion civil konfirmuan se avioni është rrëzuar dhe se kërkimi për gjërat e mbetura të avionit është në rrjedhë.
Më herët autoritetet franceze dakorduan se do të punojnë së bashku në gjetjen e avionit, ndërsa në kërkimin është përfshirë edhe Greqia me dy helikopterë të saj.