Mahmoud Barakat
21 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
KAJRO (AA) – Autoritetet egjiptiane kanë mohuar ashpër një raport të kanalit informativ amerikan CNN të enjten i cili tregon se rrëzimi i avionit të pasagjerëve EgyptAir në lindje të Detit Mesdhe është shkaktuar nga "piloti vetëvrasës", raporton Anadolu Agency (AA).
"Insinuata e tillë e CNN-it se tragjedinë e avionit MS804 e ka shkaktuar piloti vetëvrasës është ofenduese përderisa familjarët e viktimave ende janë në zi", shkroi të shtunën në Twitter Ahmed Abu Zeid, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit.
Të enjten në mëngjes avioni i EgyptAir me 66 pasagjerë dhe ekuipazhin në fluturimin nga Parisi për në Kajro u zhduk në lindje të Mesdheut, pas hyrjes në hapësirën ajrore egjiptiane.