Adem Şalvarcıoğlu
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
XHAKARTË (AA) - Si pasojë e hyrjes në turbulenca të avionit të Etihad Airways teksa po ateronte në aeroportin në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, janë plagosur 31 pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në ueb faqen kompas.com, si pasojë e hyrjes në turbulenca 45 minuta para zbritjes së avionit të fluturimit EY474 i cili nga Abu Dabi për në Xhakartë janë plagosur 31 pasagjerë.
Lita Herilta, njëra nga pasagjeret tha se ''Nuk u bë asnjë paralajmërim për turbulencë ose për të vendosur rripat. Sapo kishim ngrënë. Disa njerës ishin duke shkuar në tualet. Për një moment filluam të shkundemi. Valixhet filluan të bien nga bagazhi. Turbulenca zgjati rreth 10 minuta", tha ajo.
Në deklaratën nga Etihad Airways u theksua se turbulenca ka ndodhur në një moment të papritur dhe se në mënyrë të sigurt avioni ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar Soekarno-Hatta.
Njoftohet se shumica e pasagjerëve në avion kanë qenë duke u kthyer nga Umre.