Elvir Hociç
26 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
NEW DELHI (AA) – Me paradë ushtarake dhe manifestime tjera solemne sot në New Delhi të Indisë u shënua Dita e Republikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Paradën ushtarake e vëzhgoi edhe kryeministri indian Narendra Modi, presidenti francez François Hollande si dhe shumë zyrtarë indianë dhe të huaj.
Kremtimi i Ditës së Republikës në Indi bëhet në nder të ditës kur në vitin 1950 në fuqi hyri Kushtetuta e Indisë, i cili zëvendësoi aktin e qeverisë së Indisë të vitit 1935.
Kushtetuta është miratuar nga Këshilli konstituiv i Indisë në nëntor të vitit 1949, por është miratuar më 26 janar të vitit 1950 nga qeveria demokratike, me çka përfundoi periudha tranzitore e Indisë rrugës për t’u bërë republikë e pavarur.
Dita e Republikës është njëra nga tre festat kombëtare në Indi, pas Ditës së Pavarësisë dhe Ditëlindjes së Gandit.