Dejan Maksimoviç
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
MANCHESTER (AA) – Britania e Madhe ditëve të fundit është goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia "Frank". Refugjatët sirianë në Manchester ndihmojnë në terren në mbrojtje nga përmbytjet, si shenjë mirënjohjeje për mikëpritjen e ofruar nga banorët vendas, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat britanike shkruajnë se në mesin e vullnetarëve kanë hasur edhe në refugjatët sirianë të cilët punonin në vendosjen e thasëve me rërë në Littleborough, ku më parë janë përmbytur rreth njëqind shtëpi kur lumi Roch doli nga shtrati.
Yasser al-Jassem ka mbërritur në Evropë përmes Greqisë, ndërsa në Britani të Madhe hyri ilegalisht nga Calaisi francez. Thotë se ka parë pamjet nga përmbytjet në televizion dhe vendosi të ndihmojë.