Ahmet Gürhan Kartal
03 Dhjetor 2020•Përditësim: 04 Dhjetor 2020
Një "incident i rëndë" është deklaruar sot në qytetin Avonmouth, afër Bristolit në Britani të Madhe, pas shpërthimit të madh në një depo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimet e urgjencës kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku raportohet për viktima. Të paktën një person ka humbur jetën në incident dhe disa të tjerë janë zhdukur, sipas raporteve të mediave lokale.
"Tani jemi duke iu përgjigjur një incidenti pas thirrjes që morëm për një shpërthim të madh në Avonmouth", shkroi në Twitter Shërbimi zjarrfikës dhe i shpëtimit në Avon.
Shërbimi i ambulancës jugperëndimore po i përgjigjet një incidenti të rëndë në King's Weston Lane.
"Ne kemi marrë pjesë në shumë raste së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe personelin e policisë", tha shërbimi i ndihmës së shpejtë.