Bilgin S. Şaşmaz
09 Qershor 2018•Përditësim: 10 Qershor 2018
CHICAGO (AA) – Në qytetin Chicago të SHBA-ve u mbajt “Marshimi për Palestinën”, me qëllim për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve, gazetarëve dhe punonjësve shëndetësorë të cilët morën pjesë në “Marshimin e Kthimit të Madh” në kufi të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 300 persona të cilët janë mbledhur përpara Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit, brohoritën slogane dhe protestuan kundër Izraelit.
Përveç flamujve të Palestinës, protestuesit mbanin edhe fotografitë e infermieres vullnetare në Gaza, Razan al-Najar e cila u martirizua si pasojë e sulmeve të Izraelit.
Protesta, ku Izraeli u cilësua si “vrasës i fëmijëve”, pas fjalimeve të mbajtura vazhdoi me marshim. Protestuesit, të cilët marshuan deri në sheshin Daley Plaza, rreth 1 kilometra në distancë me Konsullatën e Përgjithshme, gjatë tërë marshimit brohoritën slogane si “Liri për Palestinën”, “Izraeli vrasës”, “Jeto gjatë Palestinë”.
Në protestë morën pjesë përfaqësues të grupeve, kulturave dhe rajoneve të ndryshme gjeografike si dhe hebrenjë ortodoksë kundër cionizmit.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime “Bojkotim ndaj Izraelit”, “Palestina duhet të jetë e lirë, okupimi është vepër penale”, “Kudsi është kryeqyteti i Palestinës”.
Gjatë protestës, e cila përfundoi pa incidente, tërheqën vëmendjen masat e sigurisë të ndërmarra nga policia.