Ahmet Gürhan Kartal
30 Janar 2019•Përditësim: 30 Janar 2019
LONDËR (AA) - Deputetët britanikë kanë miratuar amendamentet me të cilët kanë refuzuar mundësinë që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian (BE) pa një marrëveshje të arritur, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç kësaj, me 317 vota për dhe 301 kundër, deputetët miratuan edhe amendamentin i cili kërkon një alternativë për mekanizmin mbrojtës të Irlandës, i njohur si backstop.
Nga shkaku i ndjeshmërisë së rajonit dhe nga shkaku se kalimi i lirë është një nga nenet kryesore të Marrëveshjes së Belfastit të vitit 1998, Britania e Madhe, BE-ja, Irlanda e Veriut dhe Irlanda, që të gjitha kundërshtojnë idenë e kthimit në kufi fizik ku do të ishin ndërtuar ndërtesa doganore dhe pika kontrolli.
Çështja e kufirit ka qenë një nga bisedimet më të ashpra gjatë negociatave për Brexit-in, prandaj një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët mbetet për t'u arritur.
Me votimin në fjalë, deputetët bënë të qartë se janë kundër idesë së largimit pa një marrëveshje me BE-në për tërheqjeje nga blloku.
Kryeministrja britanike Theresa May, tha se Parlamenti i dha një mesazh të qartë BE-së se në cilin drejtim dëshiron të shkojë.
Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian tha se "backstopi" është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Britanisë dhe BE-së, për të shtuar se nuk ka mundësi për negociata të reja për Brexit-in.
Në votimin e javës së kaluar, me 432 vota për dhe 202 kundër, deputetët votuan kundër marrëveshjes së arritur mes kryeministres May dhe përfaqësuesve të BE-së.
Britania e Madhe pritet të largohen nga Unioni më 29 mars.