Murat Ünlü
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Franca ka tërhequr aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle ku gjenden një pjesë e avionëve luftarakë të cilët janë përdorur në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle do t'i nënshtrohet restaurimit teknologjik që do të zgjasë 18 muaj.
Pas sulmit terrorist të organizatës terroriste DEASH në Paris në 17 nëntor të vitit 2015 me ç’rast humbën jetën 130 persona, Franca aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle e cila ka kapacitet për 24 avionë të llojit Rafale e kishte dërguar në pjesën lindore të Detit Mesdhe.