Yusuf Özcan
27 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 28.596, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 191 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 220.148, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Francës.
Instituti tha se 15.680 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1.501 në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 49-tën ditë radhazi.
Në 24 orët e kaluara, 705 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 66.584.
Instituti njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 66 persona, me çka numri i viktimave ka shkuar në 28.596.
Ndërkohë, Asambleja Kombëtare e Francës miratoi përdorimin e aplikacionit mobil që synon ndjekjen digjitale të të infektuarve dhe kontakteve në kuadër të luftës kundër virusit.
Siç u njoftua, aplikacioni "StopCovid" mund të ngarkohet në telefonat e mençur nga fundjava.