Emin Avundukluoğlu
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Numri i refugjatëve të regjistruar në Gjermani gjatë këtij viti ka arritur deri në një milion, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se deri më sot në qendrat e pranimit në Gjermani janë regjistruar një milion refugjatë, gjegjësisht azilkërkues.
Sipas autoriteteve gjermane pas regjistrimit këta njerëz janë shpërndarë nëpër qytetet e Gjermanisë.
Vetëm gjatë nëntorit të këtij viti, në Gjermani kanë arritur mbi 200 mijë refugjatë të cilët kanë kërkuar azil në këtë vend.