Ekip
03 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
BERLIN (AA) – Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, ka propozuar krijimin e “qendrave federale për deportim”, për të lehtësuar procesin e depërtimit për azilkërkuesit e refuzuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky propozim vjen pas sulmit që ndodhi në Berlin në tregun e Krishtlindjeve gjatë muajit të kaluar.
Qeveria gjermane ka premtuar se do të shqyrtojë nëse është e nevojshme që të ndryshojë ligjet që kanë të bëjnë me refuzimet për azilkërkuesit pas 19 dhjetorit kur në Berlin humbën jetën 12 persona, për çka i dyshuar është tuniziani që më herët ka kërkuar azil në Gjermani.
De Maiziere, duke folur për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" theksoi se nevojitet bashkëpunim më i mirë mes qeverive të shteteve federale gjermane dhe shtoi se qendrat për deportim të azilantëve të refuzuar më mirë është të ndërtohen në afërsi të aeroporteve.