Michael Sercan Daventry
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
LONDËR (AA) – Rënia dramatike e vlerës së stërlinës britanike pas Brexit-it, ka bërë që supermarketi më i madh në Britani të Madhe të tërheq produktet ushqimore në vazhdën e problemit me çmimet, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjigandi me pakicë Tesco tha se ka ndërprerë përkohësisht shitjen e produkteve të caktuara nga kompania Unilever, njëri nga furnizuesit më të mëdhenj botëror të supermarketeve, pasi ka kërkuar rritje për 10 përqind të çmimeve me arsyetimin se është rritur kostoja e prodhimit.
Stërlina humbi 16 përqind të vlerës së saj kundrejt euros dhe 18 përqind kundrejt dollarit amerikan, prej kur qytetarët e Britanisë votuan për dalje nga Bashkimi Evropian.
Kjo ka shtrenjtuar importet në Britani dhe ka ngjallur frikën se çmimet më të larta do të barten te konsumatorët.