Ekip
04 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
SANA (AA) – Kryeministri i Jemenit, Ahmed Obaid Bin Daghr, ka deklaruar të enjten se qeveria e tij ka pranuar propozimin e të dërguarit të posaçëm për Jemenin, Ismail Ould Cheikh Ahmed, raporton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, Bin Daghr tha se qeveria e tij ka rezerva për disa çështje të caktuara të propozimit të cilat sipas tij favorizojnë milicinë e lëvizje shiite Husi dhe aleatët e saj.