Amina Zorniç
05 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
NEW DELHI (AA) - Në Indi këtë mëngjes u arrestuan tre zyrtarë të lartë të qeverisë, pasi në opinion u publikua testi i kimisë të cilin studentët duhet ta kalonin për t'u regjistruar në universitet, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas britanikes "The Guardian", testi është publikuar në internet disa orë para provimit pranues për studentët e kimisë i cili më pas u anulua. Sipas vlerësimeve, rreth 174 mijë kandidatë e prisnin testin e lartpërmendur.
"Për shkak të rrjedhjes së të dhënave janë arrestuar tre persona, dhe besojmë se edhe shumë të tjerë janë përfshirë në këtë rast", tha Sonia Narang, shefe e sektorit të krimit.
Sipas saj, një nga zyrtarët e arrestuar ka qenë "asistenti personal i ministrit të Arsimit mjekësor në qeverinë e shtetit".