Ecem Şahinli Ögüç
11 Gusht 2025•Përditësim: 12 Gusht 2025
ANKARA (AA) - Gjykata e Lartë e Indisë ka urdhëruar mbledhjen e të gjithë qenve endacakë në territorin e kryeqytetit kombëtar të Delhit dhe dërgimin e tyre në strehimore, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të kanalit NDTV të Indisë, Gjykata e Lartë mori vendim të ri pas një rritjeje të sulmeve të qenve dhe vdekjeve të lidhura me tërbimin.
Gjykata urdhëroi mbledhjen e të gjithë qenve endacakë në territorin e kryeqytetit kombëtar të Delhit dhe dërgimin e tyre në strehimore.
Zyrtarët lokalë deklaruan se do të kalohet në veprim për zbatimin e vendimit.