Ekip
11 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
LUCKNOW (AA) - Qindra mijëra njerëz në shtetin më të populluar indian të Uttar Pradesh-it do të përpiqen që në 24 orët e ardhshme të mbjellin 50 milionë fidane, më çka sërish do të hynë në Librin e Rekordeve Guinness, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në shtetin verior të Indisë kanë dërguar miliona fidane të cilat planifikojnë t'i mbjellin sot në përpjekje për të vendosur rekordin Guinness për numrin më të madh të fidaneve të mbjella në një ditë.
Qeveria indiane ka inkurajuar të gjitha 29 shtetet për të shtuar mbjelljen e pemëve në zhvillimin e mburojës pyjore, si pjesë e premtimeve në Samitin e vitit të kaluar të ndryshimeve klimatike në Paris.
Shteti indian i Uttar Pradesh-it vitin e kaluar hyri në Librin e Rekordeve Guinness për shpërndarjen më të madhe të fidanëve, duke dhuruar mbi një milion fidane të mbjella në më shumë se dhjetë lokacione në atë shtet.