Ekip
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
TUBAN (AA) - Ekipet e shpëtimit të Indonezisë kanë gjetur disa mbetje nga pasagjerët e avionit të policisë që u rrëzua dje në ujërat në lindje të Sumatras, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit Bambang Soelistyo tha se anija e shpëtimit ka gjetur edhe mbeturinat e avionit të policisë të llojit M-28 Truck në ishullin Batam, ku avioni dhe u zhduk nga radari dje në mëngjes.
"Këtë mëngjes policisë kombëtare ia dorëzuam tri çanta me trupa të cilat nuk janë në gjendje të mirë. Kemi gjetur pjesë të avionit për shkak se nga ajri u vërejtën njolla të naftës në ujë", tha ai Soelistyo.