Mahmut Atanur
11 Prill 2019•Përditësim: 12 Prill 2019
Rreth 24 mijë persona janë prekur nga përmbytjet që nga fillimi i javës goditën provincën indoneziane Java Perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, bëri të ditur se nga qyteti Bandung dhe rrethinat e tij, rajon që u godit nga përmbytjet, 700 persona janë evakuuar në zona të sigurta.
Nugroho theksoi se 24.813 persona janë prekur nga përmbytjet, ndërsa 8.271 ndërtesa janë dëmtuar.
Ai po ashtu theksoi se në këtë rajon, ku është shpallur “gjendje emergjence” deri më 22 prill, në proces janë angazhimet për të ndihmuar personat e prekur nga kjo fatkeqësi.
Në përmbytjet që ndodhën muajin e kaluar në provincën indoneziane Papua humbën jetën mbi 100 persona.