Ayşe Doğru
14 Korrik 2019•Përditësim: 15 Korrik 2019
Një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin Maluku i Veriut në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e SHBA-së për Studime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti u regjistrua në zonën prej 102 kilometra në verilindje të qytetit Lauwui, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.2 ballë.
Pas tërmetit nuk është lëshuar alarm për cunami.
Në tërmetin 7.5 ballë dhe cunamin që pasoi në Sulawesi të Indonezisë më 28 shtator 2018, humbën jetën 4.340 persona.