Murat Karadağ
29 Shtator 2017•Përditësim: 29 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) - Irani ka pezulluar transportimin e prodhimeve të naftës drejt Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK) pas referendumit jolegjitim, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Transporti i çdo lloj prodhimi të naftës nga ose në ARK është pezulluar deri në një njoftim të dytë", thuhet në një vendim të Drejtorisë së Transportit dhe Rregullimit Rrugor të Iranit, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare e Iranit Tasnim.
Siç thuhet, vendimi është marrë në bazë të njoftimeve të Drejtorisë së Sigurisë Kufitare pranë Ministrisë së Brendshme të Iranit.
"Kompanitë e transportit njoftohen që të pezullojnë transportin e prodhimeve të naftës në ARK. Çdo shkelje e kësaj ndalese do të jetë përgjegjësi e kompanive transportuese", thuhet në vendim.