Ali Abo Rezeg
02 Dhjetor 2019•Përditësim: 02 Dhjetor 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar 11 palestinezë në bastisjet e realizuara gjatë natës në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se palestinezët janë arrestuar me pretekstin për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa sqaruar natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të okupuar, me pretendime të ndryshme.
Sipas shifrave palestineze, afro 5.000 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht mbahen në burgjet izraelite.