Eyser el-Ays,Zeynep Tüfekçi
20 Shkurt 2019•Përditësim: 20 Shkurt 2019
RAMALLAH (AA) - Presidenca e Palestinës paralajmëroi se Izraeli me shkeljet e tij kundrejt popullit palestinez dhe vlerave të tyre të shenjta e ka shtyrë rajonin në një "konflikt fetar", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në në deklaratë me shkrim nga Presidenca thuhet se "Vendimet raciste të marra së fundmi, të tilla si ndërprerja e pagesave të ndara për dëshmorët palestinezë dhe familjet e të burgosurve, shkeljet kundër popullit tonë dhe vlerave të shenjta të muslimanëve e të krishterëve janë shkelje e të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të nënshkruara mes palëve".
"Izraeli po shtyn rajonin në një konflikt fetar dhe ne dënojmë shkeljet e fundit të bëra kundrejt Mesxhid-i al-Aksa", thuhet ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se mund të dalin sfida të rrezikshme në rast se forcat izraelite do të vazhdojnë shkeljet dhe praktikat e tyre.
Policia izraelite të dielën i vendosi zinxhirë portës "Rahmet" në lindje të mureve të faltores Mesxhid-i al-Aksa, e cila tashmë ka qenë e mbyllur nga viti 2003.
Mesxhid al-Aksa, e cila ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja (orientimi gjatë namazit) e parë e muslimanëve.