Riyaz Khaliq Khaliq
14 Qershor 2023•Përditësim: 14 Qershor 2023
Të paktën 2 ushtarë japonezë u vranë sot ndërsa një tjetër u plagos pasi një rekrut hapi zjarr gjatë një stërvitjeje ushtarake, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Ushtarët e vrarë, të moshës 25 dhe 52 vjeç, ishin pjesëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë (SDF).
Policia tha se rekruti 18-vjeçar, i cili më pas u arrestua për vrasje, qëlloi mbi ushtarët në poligonin e SDF-së në provincën qendrore të Gifu, raportoi agjencia e lajmeve "Kyodo News" me bazë në Tokio.
Ushtari i plagosur, gjithashtu 25-vjeç u transportua në spital për trajtim pas incidentit mëngjesin e sotëm.
Policia tha se rekruti "ka pranuar veprën".