Atilla Hancı
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
TOKIO (AA) – Qeveria e Japonisë ka aprovuar buxhet prej 800 miliardë dollarëve, ndërsa prej tyre 42.1 miliardë dollarë do të shfrytëzohen për shpenzimet e mbrojtjes, që paraqet shumën më të madhe që Japonia ka ndarë ndonjëherë për sferën e mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria sivjet aprovoi buxhet prej 42 miliardë dollarë, ndërsa tani ai është rritur për 1.5 për qind.
Buxheti i ri do të duhet të jetë i zbatueshëm nga prilli i vitit 2016, por akoma nevojitet që ta aprovojë Parlamenti i Japonisë.