Ekip
26 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
SEUL (AA) – Dy të moshuara nga Koreja e Jugut të cilat kishin mbërritur në aeroporin e Tokios në karroca invalidësh, kërkuan që kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, personalisht t'u kërkojë falje nga fakti se disa dekada më parë ishin detyruar të shërbejnë si skllave seksi për ushtarët japonez, raporton Anadolu Agency (AA).
Lee Ok-sun dhe Kang Il-chul ishin në mesin e mbi 200 mijë grave dhe vajzave të cilat kishin qenë të detyruara të shërbejnë si skllave seksi në bordelët ushtarak japonez gjatë shekullit të kaluar.
Tani në të 80-tat e tyre, Lee dhe Kang kanë refuzuar të pranojnë dëmshpërblimin prej 8.5 millionë dollarë si pjesë e marrëveshjes mes Seulit dhe Tokios për rehabilitim.