Emel Öz Gözellik
23 Shtator 2018•Përditësim: 24 Shtator 2018
TOKIO (AA) – Japonia ka lansuar sot një kapsulë kargo pa ekuipazh, e cila nga qendra kërkimore Tanegashima duhet të mbërrijë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia amerikane për aviacion dhe kërkim (NASA), bëri të ditur se agjencia japoneze për kërkim në hapësirë (JAXA) ka lansuar me sukses kapsulën në të cilën ka ushqime, pajisje për eksperimente dhe bateri të reja.
Pritet që kapsula pas katër ditësh të mbërrijë në ISS.
Lansimi i kapsulës në fjalë duhej të realizohet dy javë më parë, por lansimi është shtyrë nga shkaku i kushteve të këqija të motit dhe një problemi teknik.