Zehra Ulucak
30 Tetor 2016•Përditësim: 31 Tetor 2016
MOSKË (AA) - Kapsula kozmike "Soyuz e cila ka transportuar një kozmonaute ruse, një astronaut japonez dhe një amerikan të cilët kanë shërbyer për 115 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ka arritur të ulet me sukses në afërsi të qytetit Jezkazgan të Kazakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një detyre afërsisht 4 mujore janë kthyer në tokë amerikania Kate Rubins, rusi Anatoli Ivanshin dhe japonezi Takuya Onishi të cilët ishin dërguar më 7 korrik në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor me kapsulën "Soyuz".
Pas nxjerrjes nga kabina Rubins, Ivanshin dhe Onishi, i janë nënshturar kontrolleve shëndetësore dhe se ato do të kalojnë nëpër testimet për tu riambientuar përsëri me gravitetin.
Astronautët ishin përfshirë në ekipin e amerikanit Jeff Williams, rusëve Oleg Skripoçka dhe Alexey Ovçinin të cilët që nga muaji mars ndodhen në stacionin hapësinorë me detyrë.