Meiramgul Kussainova
10 mars 2025•Përditësim: 11 mars 2025
Rrugët ndërqytetëse në Kazakistan u mbyllën për trafikun për shkak të stuhisë së borës dhe ekipet po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të shpëtuar të bllokuarit, raporton Anadolu.
Stuhitë e forta të borës në pjesët veriore dhe lindore të vendit, përfshirë kryeqytetin Astana, kanë ndikuar negativisht në jetën e përditshme.
Ministria e Situatave Emergjente të Kazakistanit njoftoi se daljet nga kryeqyteti në të gjitha drejtimet janë të mbyllura për qarkullimin.
Ministria njoftoi se ekipet kanë shpëtuar 318 persona, përfshirë 62 fëmijë dhe 38 automjete të bllokuara në rrugë për shkak të stuhisë së borës, erërave të forta dhe uljes së dukshmërisë në dy ditët e fundit.
Për ata që mbetën të bllokuar nëpër rrugë për shkak të kushteve të këqija të motit u filluan udhëtime shtesë, ndërsa banorëve iu rekomandua që të shmangin udhëtimet në distanca të gjata.
Në Astana, ku qarkullimi i trafikut është ngadalësuar vazhdojnë përpjekjet për pastrimin e borës.
Gjithashtu u njoftua se edhe disa fluturime janë shtyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Astanës.