Ekip
12 Gusht 2017•Përditësim: 13 Gusht 2017
NAIROBI (AA) – Policia e Kenias njoftoi se ka përdorur armë zjarri dhe me këtë rast ka vrarë dy persona gjatë trazirave, të shkaktuara nga ana e mbështetësve të opozitës pasi presidenti Uhur Kenyatta u shpall fitues në zgjedhjet nacionale, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti rajonal i policisë, Leonard Katana, të shtunën tha se rastet e vdekjes kanë ndodhur në lagjen Kisumua, qytet në të cilin lideri opozitar Raila Odinga ka mbështetje të fortë. Katana shtoi se gjatë të shtënave janë plagosur edhe pesë persona.
Po ashtu të shtunën, policia keniane hapi zjarr për të shpërndarë protestuesit opozitarë të cilët bllokuan rrugët dhe vendosën barrikada në kryeqytetin Nairobi.
Kenyatta, i cili fitoi mandatin e dytë presidencial, të premten apeloi për unitet të kombit pasi komisioni zgjedhor shpalli rezultatet pas disa ditëve të numërimit të votave. Odinga pohon se zgjedhjet presidenciale kanë qenë të manipuluara.