Ekip
13 Mars 2020•Përditësim: 16 Mars 2020
Gjashtë militantë të Al-Shabaab janë vrarë sot nga forcat e sigurisë në Kenian veriore, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat speciale keniane po ashtu kapën një militant tjetër, i cili është plagosur dhe po merr mjekim, në Qarkun Garissa, tha për AA komisioneri rajonal veri-lindor Nicholas Ndalana.
"Veprimi në kohë i forcave keniane ka parandaluar humbjen e jetës së kenianëve të pafajshëm", tha ai. Kufiri i brishtë i Kenias me Somalinë është në gatishmëri pas një paralajmërimi të ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin Nairobi.
Disa javë më parë, ambasada paralajmëroi për një sulm të mundshëm në një hotel të madh në Kenia.
Al-Shabaab me qendër në Somali, që është i lidhur me al-Kaedën, gjatë viteve të kaluara ka kryer disa sulme përgjatë gjatë viteve të kaluara.
Në vitin 2018, më shumë se 100 pjesëtarë të sigurisë keniane u vranë në sulme të ndara përgjatë kufirit Kenia-Somali.