Mahmut Atanur
13 Tetor 2016•Përditësim: 14 Tetor 2016
PEKIN (AA) - Sipas një hulumtimi të revistës ekonomike me qendër në Shanghay, "HurunReport", thuhet se Kina me 596 miliarderë ka kaluar për herë të dytë SHBA-të me 535 miliarderë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vitin e kaluar Kina kaloi për herë të parë SHBA-të duke treguar një rritje të miliarderëve të dollarit me 242 për qind. Numri i miliarderëve në këtë vend vitin e shkuar arriti në 537.