Emre Aytekin
10 Gusht 2022•Përditësim: 11 Gusht 2022
Kina njoftoi se i ka dhënë fund stërvitjeve të saj ushtarake që filloi përreth Tajvanit pas vizitës në ishull të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komandës së Frontit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA), Shi Yi në një deklaratë njoftoi se kanë përfunduar stërvitjet në ujërat dhe hapësirën ajrore përreth Tajvanit.
Zëdhënësi Yi vuri në dukje se detyra në stërvitje është kryer me sukses, që aftësia e përbashkët luftarake e ushtrisë u testua në mënyrë efektive, se do të ndjekin situatën në Ngushticën e Tajvanit dhe se do të zhvillojnë në mënyrë të rregullt stërvitjet përgatitore luftarake.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi Kina në orët e mëngjesit publikoi një dokument politik lidhur me çështjen e Tajvanit. Në dokument u vendos theksi mbi objektivin "për ribashkim paqësor" të bazuar në njohjen e dallimeve ideologjike dhe sociale mes Kinës dhe Tajvanit.
Në dokumentin me titull "Problemi i Tajvanit dhe bashkimi i Kinës në epokën e re" të publikuar në mënyrë të përbashkët nga Departamenti i Marrëdhënieve me Tajvanin dhe Departamentin e Informacioni të lidhur me Këshillin Shtetëror në detyrën e kabinetit në Kinë, u tërhoq vëmendja mbi dhënien e mesazheve pajtuese duke përsëritur pretendimet e Pekinit për sovranitet mbi ishull.
- Stërvitjet u zhvilluan në 6 rajone përreth ishullit
Ushtria e Kinës pas vizitës së Pelosit, filloi stërvitjet e saj ushtarake në 6 rajone përreth ishullit më 4-7 gusht. Teksa afati i paralajmërimeve për sigurinë ajrore (NOTAM) që u publikuan lidhur stërvitjet mbushej në orët e natës që ndjek 7 gushtin, rikujtohet se këto aktivitete vazhduan më 8 dhe 9 gusht.
Ndërsa disa zona u mbyllën për trafikun e anijeve dhe avionëve për shkak të stërvitjeve që krijuan një bllokadë "de facto" përreth ishullit, ishte njoftuar edhe anulimi i fluturimeve për shkak të shqetësimit për sigurinë në Ngushticën e Tajvanit.
Dje në Tajvan në zonën Fenggang në rajonin Pintung në jug të ishullit janë kryer stërvitje artilerike ku u përdorën armë dhe municione të vërteta.
- Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së
Vizita që Pelosi dhe delegacioni i Kongresit prej 5 personash bashkë me të zhvilluan në ishull, shkaktoi reagimin e Pekinit i cili e konsideron ishullin si pjesë të territorit të tij.
Pelosi është kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, e cila viziton ishullin pas 25 vitesh. Më parë, Tajvanin në vitin 1997 e ka vizituar Newt Gingrich, teksa mbante këtë pozitë.