Ayşe Doğru
25 Korrik 2019•Përditësim: 25 Korrik 2019
Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në jugperëndim të Kinës është rritur në 16, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), në qytezën Liupanxui të qytetit Guiyang në provincën Guizhou ka ndodhur rrëshqitje e dheut si pasojë e së cilës numri i të vdekurve është rritur në 15.
Në qytezë gjithashtu janë shkatërruar 21 shtëpi ndërsa në rajon janë dërguar ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit. Mendohet se nën tokë kanë mbetur edhe 30 persona.
Një grup prej 800 personash vazhdojnë punimet e kërkimit dhe shpëtimit.
Ndërkohë në një qytezë tjetër në të njëjtën provincë ka humbur jetën edhe një person ndërsa 6 të tjerë mendohet të kenë mbetur nën tokë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut përderisa ishin duke bërë punime në rrugë.