Emre Aytekin
21 Mars 2022•Përditësim: 22 Mars 2022
Një avion i kompanisë China Eastern Airlines me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang në jug Kinës, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve, avioni i pasagjerëve të tipit “Boeing 737” që shkonte nga Kunming, qendra e provincës Yunnan, për në Guangzhou, qendra e provincës Guandong në lindje, u rrëzua në një zonë malore në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang.
Një zjarr ka shpërthyer në zonën ku u rrëzua avioni, ndërsa ende nuk është raportuar për viktima.