Mustafa Deveci
08 Qershor 2020•Përditësim: 08 Qershor 2020
Kolonët hebrenjë dëmtuan 8 automjete palestinezë në Bregun Perëndimor nën okupim ndërsa në muret e disa shtëpive shkruan mesazhe raciste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale, një grup kolonësh hebrenj në orët e mbrëmjes hynë në qytetin As-Sawiya në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.
Mesazhet raciste ishin shkruar në hebraisht në muret e shtëpive palestineze, duke dëmtuar 8 automjete që gjithashtu u përkisnin palestinezëve.
Kolonët që jetojnë në vendbanime hebreje të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në tokën e okupuar palestineze të Bregut Perëndimor shpesh kryejnë sulme të ngjashme në tokat bujqësore palestineze, veçanërisht pemët e ullirit të tyre, të cilat janë burimi më i rëndësishëm i tyre i të ardhurave.
Pas okupimit në vitin 1967, autoritet izraelite në Bregun Perëndimor ndërtuan më shumë se 250 vendbanime ilegale hebreje në të cilat janë banuar më shumë se 400 mijë hebrejnë. Këto vendbanime OKB-ja i ka shpallur ilegale.