Ekip
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
GJENEVË (AA) – Ndotja e ajrit në nivel global gjatë pesë viteve të kaluara është rritur për pesë përqind, tregoi hulumtimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të zbatuar në më shumë se 3.000 qytete të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
OBSH-ja thekson se ndotja e ajrit lidhet me të gjitha pjesët e botës siç janë “qytetet me rritje të shpejtë” në Lindjen e Afërt, në Azinë juglindore dhe në Paqësorin perëndimor ku ka më së shumti ndikim të rritjes së nivelit të ndotjes, dhjetëfish më shumë se OBSH-ja që rekomandon.
"Grimcat e dëmshme më pak se 2.5 mikronë, në nivelin global më së shumti janë në Indi në të cilën ndodhen 16 nga 30 qytetet më të ndotura në botë", thekson OBSH-ja.
Kina ka përmirësuar cilësinë e ajrit nga viti 2011 dhe tani pesë qytete të këtij vendi janë në mesin e 30 qyteteve më të ndotura.