Amina Zorniç
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
SEUL (AA) – Muzeu "Trick Eye" është atraksion i vërtetë turistik në kryeqytetin koreano-jugor Seul për shkak të teknikave të pazakonta vizuele që ofron, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky muze ofron koncept të hapësirës ekspozuese ku vizitorët kënaqen në iluzionet optike përmes instalimit artistik. Pikturat e modifikuara 3D janë bërë ashtu që vizitorët mund “të hyjnë” në to dhe të fotografohen dhe në këtë mënyrë të kënaqen në artin nga një perspektivë tjetër.