Ayşe Aktaş
11 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
SEUL (AA) - Forcat e armatosura të Koresë së Jugut deklaruan se janë të gatshme për të kryer një sulm parandalues ndaj Koresë së Veriut, e cila dy ditë më parë, përsëri testoi një armë bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një burim të afërt me ushtrinë e Koresë së Jugut, "Ushtria e Koresë së Jugut është e gatshme që të sulmojë Korenë e Veriut, në rast të një sinjali të vogël se ky vend ka përdorur armë bërthamore".