Dildar Baykan
23 Qershor 2017•Përditësim: 24 Qershor 2017
SEUL (AA) - Forcat e armatosura të Koresë së Jugut kanë testuar me sukses raketë me rreze të mesme veprimi, njoftojnë zyrtarët e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Park Soo-hyun, zëdhënës i Presidencës së Koresë së Jugut tha se raketa është hedhur nga një bazë ushtarake në bregdetin jugperëndimor të vendit. Sipas tij, raketa ka fluturuar në destinacion synuar, ndërsa nuk ka dhënë informacione se çfarë distance ka përshkuar raketa dhe ku ka rënë saktësisht.
Park tha gjithashtu se prova e raketës me rreze të mesme është edhe mesazh për Korenë e Veriut, në kuptimin që Seuli zhvillon me sukses sistem raketor në mënyrë që të ruajnë paqen.
Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë paraprakisht thanë se dje Koreja e Veriut ka testuar një motor të ri raketor në kuadër të provave të raketave me rreze të gjatë veprimi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) theksuan se mund të bëhet fjalë për një fazë të provave të motorëve raketorë balistikë ndërkontinentalë drejt SHBA-ve.
Kombet e Bashkuara (OKB-së) më parë kishin ndaluar aktivitetet e Phenianit për zhvillimin e teknologjive për prodhimin e raketave balistike. Koreja e Veriut, pavarësisht ndalesave, vazhdon të realizojë prova raketore.