Umur Koçak Semiz
06 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
SEUL (AA) - Koreja e Veriut, pretendon se ka realizuar një testim të bombës me hidrogjen. Sipas një deklarate të publikuar nga qeveria e Phenianit, theksohet se testimi i bombës me hidrogjen është kryer në orën 10.00, sipas kohës lokale dhe se është realizuar me sukses, raporton Anadolu Agency (AA).
Para deklaratës së Phenianit zyrtar në rajonin Punggye-ri ku pretendohet se është kryer testimi mësohet se është shënuar një tërmet i shkallës 5.1.