Ekip
25 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
MADRID (AA) — Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy tha se planet e qeverisë për të marrë kontrollin e paprecedent të çështjeve kryesore të Katalonjës dhe për të ndalur shtyrjen e rajonit për pavarësi janë "të jashtëzakonshme" dhe shpreson se ato nuk do të zgjasin shumë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mariano Rajoy i tha parlamentit të mërkurën se zbatimi i nenit 155 i Kushtetutës është reagimi "i vetëm i mundshëm" për të rivendosur ligjshmërinë e rajonit.