Ayhan Şimşek
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko u takuan në Berlin për të diskutuar rreth krizës në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i udhëheqësve të katër vendeve u mbajt në selinë e qeverisë gjermane në Berlin në periudhën kur shihet një trend i intensifikimit të konfliktit midis forcave ukrainase dhe separatistëve në rajonin Donbas të Ukrainës.
Pjesëmarrësit e takimit pas mbërritjes në Berlin, nuk dhanë deklarata për mediat, ndërsa kancelarja gjermane Merkel më herët pati deklaruar se nuk duhet të "priten mrekulli" nga takimi, por e rëndësishme është që të diskutohet.
Merkel shprehu shpresën se të gjitha palët do të bëjnë përpjekje të mëtejshme për implementimin e plotë të marrëveshjes së paqes në Minsk.