Dildar Baykan
23 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, në lidhje me rrëmbimin e avionit të shoqërisë ajrore Afriqiyah, ka deklaruar se një grup i përbërë nga gra dhe fëmijë janë lënë të lirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në Twitter, Muscat ka thënë se ka nisur evakuimi i grave dhe fëmijëve nga avioni. Ai ka vënë në dukje se 65 persona janë lënë të lirë, ndërsa evakuimi i udhëtarëve të tjerë që ndodhen në avion është ende duke vazhduar.
Zyrtarët thonë se dy rrëmbyesit e avionit kanë rënë dakord për lënien të lirë të pasagjerëve, por kanë thënë se do të vazhdojnë të mbajnë peng pilotin.
Ndërkohë Kryeministri i Maltës, Muscat ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayiz es-Sirac, të cilit i ka dhënë informacione mbi ngjarjen.
Avioni i tipit Airbus 320 i shoqërisë ajrore Afriqiyah është nisur rreth orës 10:10 sipas orës lokale nga Sebha në drejtim të Tripolit. Në të gjendeshin 111 pasagjerë dhe 7 pjesëtar të ekuipazhit. Avioni u ul në Luqa të Maltës në orën 11:32.
Ngjarja më e fundit e rrëmbimit të një avioni në Maltë ka ndodhur më 23 nëntor 1985.