Khalid Mejdoup,Zeynep Tüfekçi Gülay
16 Qershor 2021•Përditësim: 16 Qershor 2021
Fluturimet ndërkombëtare, të cilat u pezulluan në Marok si pjesë e masave kundër përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit (COVID-19), janë rivendosur pas një ndërprerje pesëmujore, raporton Anadolu Agency (AA).
Me vendosjen e fluturimeve, pati një interes të madh në Aeroportin Ndërkombëtar "Mohammed V", një nga aeroportet më të mëdhenj në vend, i cili ndodhet në qytetin Casablanca.
Që nga shkurti, Maroku ka ndaluar fluturimet për dhe nga më shumë se 50 vende.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Marokut theksohet se javën e kaluar disa masa ishin lehtësuar pas uljes së numrit të infeksioneve të koronavirusit.
Disa masa do të jenë në fuqi në vend, të tilla si një certifikatë vaksinimi, një test i detyrueshëm i PCR-së ose karantina, varësisht prej cilit vend vijnë udhëtarët dhe çfarë është situata epidemiologjike në këtë zonë.