Khalid Mejdoup,Halime Afra Aksoy
02 Qershor 2022•Përditësim: 02 Qershor 2022
Në Marok është zbuluar rasti i parë i lisë së majmunëve (mokeypox), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se virusi i lisë së majmunit është zbuluar tek një person nga Evropa në kuadër të protokollit të zbatuar në vend në kuadër të paralajmërimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për këtë temë.
Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim ndërsa personi në fjalë është nën mbikëqyrje mjekësore.
Më tej theksohet se janë zhvilluar studime për identifikimin e kontakteve me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit dhe se deri më tani nuk është konstatuar asnjë simptomë.
Në deklaratën e Qendrës Kombëtare të Operacioneve Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë më 24 maj, thuhet se deri më tani në vend janë regjistruar 3 raste të dyshuara të lisë së majmunit dhe ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar.
- Virusi i lisë së majmunit
Lia e majmunit, e njohur si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje: lloji i Kongos dhe Afrikës Perëndimore.
Lloji i virusit në Kongo ka një rrezik vdekshmërie deri në 10 për qind ndërsa lloji i Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekshmërie 1 për qind në një nga 2 raste.
Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha te njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fshikëza kruajtjeje në trup.